Aplikacionet e verifikuara shtetërorenga Google në Play Store do të kenë një simbol të veçantë

Etiketa në fjalë ndihmon përdoruesit të dallojnë aplikacionet mashtruese të cilat përpiqen të maskohen si aplikacione zyrtare por që në të vërtetë janë dizajnuar për të vjedhur të dhënat dhe paratë e përdoruesve.

Sot, pas disa muajsh testime, Google lançoi etiketat në Play Store për aplikacionet e ofruara nga autoritetet shtetërore në 14 vende të botës.

Etiketa në fjalë ndihmon përdoruesit të dallojnë aplikacionet mashtruese të cilat përpiqen të maskohen si aplikacione zyrtare por që në të vërtetë janë dizajnuar për të vjedhur të dhënat dhe paratë e përdoruesve.

Kompania tha se aktualisht këto etiketa janë të disponueshme për më shumë se 2 mijë aplikacione në Australi, Kanada, Gjermani, Francë, Britani, Japoni, Kore e Jugut, SHBA, Brazil, Indonezi, Indi dhe Meksikë.

Ky funksionalitet ka qenë në ndërtim që prej muajit Nëntor 2024. Përdoruesit do të shohin simbolin shtetëror në aplikacionet zyrtare. Duke klikuar mbi këtë simbol, shfaqet një mesazh që thotë se Google Play ka verifikuar aplikacionin i cili i përket një entiteti shtetëror.

Në disa vende të botës si India, aplikacione të cilat maskohen si shtetërore janë gjerësisht të përhapura më Play Store. Google thotë se për verifikimin e tyre me etiketën e re, kërkon prova se zhvilluesit kanë lejet e nevojshme për të përpunuar dokumente shtetërore.