Aplikacioni i ri WhatsApp për Windows sjell video thirrje të enkriptuara me 8 persona

WhatsApp tha se do të rrisë këto limite në të ardhmen duke lejuar me shumë përdoruesit në një thirrje të vetme.

WhatsApp lançoi ditën e sotme një klient të ri desktop për Windows i cili sjellë funksionalitetet e thirrjeve në një nivel me ato në mobile.

Shefi i Meta Mark Zuckerberg tha se aplikacioni i ri ju mundëson përdoruesve të bëjnë video thirrje të enkriptuara me deri në 8 pjesëmarrës.

Për thirrjet zanore, deri në 32 persona mund të marrin pjesë, duke e bërë WhatsApp në desktop një zgjidhje mjaft të dobishme për takimet virtuale tek kompania ku punoni apo për biseda familjare.

WhatsApp tha se do të rrisë këto limite në të ardhmen duke lejuar me shumë përdoruesit në një thirrje të vetme.

Përveç klientit të ri, Zuckerberg tha se aplikacioni Messenger është përditësuar për ta bërë më të lehtë lidhjen në pajisje të reja. WhatsApp gjithashtu solli një sinkronizim më të mirë mes pajisjeve ku përdoruesit sot mund ta përdorin deri në 4 të tilla dhe pa pasur nevojë që smartfoni i tyre të jetë i lidhur në internet.

Për herë të parë WhatsApp lançoi një aplikacion për Windows 10-ën në 2022 dhe në Janar filloi ofrimin e një beta për Mac. Duke qenë se ky i fundit është i optimizuar për harduerët Mac, funksionon më mirë sesa versioni i mëhershëm i aplikacionit në ueb. /PCWorld Albanian