Aplikacioni iMessage i shpëton rregullores së re Europiane

Vendimi është një kulmim i një hetimi prej 5 muajsh që Komisioni Europian hapi lidhur rregullimin e 22 shërbimeve në Shtator të vitit të kaluar.

Apple iMessage nuk është dizajnuar si një “shërbim kyç” nën rregulloren e re Europiane, Akti i Tregjeve Dixhitale (DMA) njoftoi ditën e sotme Komisioni Europian.

Vendimi do të thotë se shërbimi nuk goditet nga detyrimet e reja përfshirë obligimin për të ofruar shkëmbim mesazhesh me platformat e tjera. Komisioni gjithashtu vendosi që të përjashtojë nga rregullat DMA edhe shfletuesin Edge të Microsoft, motorin e kërkimit Bing dhe biznesin e saj të reklamimit.

Vendimi është një kulmim i një hetimi prej 5 muajsh që Komisioni Europian hapi lidhur rregullimin e 22 shërbimeve në Shtator të vitit të kaluar.

Edhe pse e dizajnoi App Store, Safari dhe iOS si shërbime kyç, vendosi të mos bëjë të njëjtën gjë me iMessage. Një hetim i ngjashëm po bëhet mbi iPadOS.

Ndërkaq dy platformat rivale WhatsApp dhe Messenger janë përcaktuar si shërbime kyçe nën DMA dhe duhet të lejojnë shkëmbimin e mesazheve me platformat e tjera.