Apple dërgon një përditësim emergjent në iPhone dhe iPad

Edhe pse detajet rreth problemit mbeten të fshehta, Apple inkurajon përdoruesit të përditësojnë sa më parë.

Apple lançoi ditën e sotme një përditësim të vogël në iOS 15 dhe iPadOS 15 por që përmban një përditësim jetik sigurie për një dobësi e cila po shfrytëzohet nga hakerët në sulme aktive.

iOS 15.0.2 dhe iPadOS 15.0.2 të cilët janë të disponueshëm për shkarkim nga ky moment, përmbajnë një rregullim të korruptimit të memories që i hapte rrugë ekzekutimit të kodit arbitrar me akses të lartë në pajisje thotë Apple në faqen e mbështetjes.

Edhe pse detajet rreth problemit mbeten të fshehta, Apple inkurajon përdoruesit të përditësojnë sa më parë.

iOS 15.0.2 adreson edhe disa probleme të tjera si një problem këllëfët prej lëkure me MagSafe që nuk komunikonin dot me Find My dhe një problem me AirTags që nuk shfaqeshin gjithashtu në tabin e Find My Items.

Apple ka nisur gjithashtu testimin e iOS 15.1, përditësimi i parë madhor i iOS 15.  Ky përditësim do të aktivizojë disa veçori të reja për kamerat e iPhone 13 Pro dhe 13 Pro Max. /PCWorld