Apple do të aplikojë komisione edhe për aplikacionet e instaluara jashtë App Store në Europë

Pasi vendosi 27 përqind pasi një gjykatë vendosi se Apple duhet të lejojë zhvilluesit e aplikacioneve të përdorin sistemet e tyre të pagesave përmes uebit, kompania tashmë po qarkullon idenë e ngjashme për aplikacionet të cilat shkarkohen nga burime të jashtme në vend të App Store.

Apple duket e vendosur të marrë një preje të pagesës për blerjes brenda aplikacioneve pavarësisht mënyrës sesi përdoruesit aksesojnë aplikacionet apo bëjnë pagesat.

Pasi vendosi 27 përqind pasi një gjykatë vendosi se Apple duhet të lejojë zhvilluesit e aplikacioneve të përdorin sistemet e tyre të pagesave përmes uebit, kompania tashmë po qarkullon idenë e ngjashme për aplikacionet të cilat shkarkohen nga burime të jashtme në vend të App Store.

Në Bashkimin Europian Apple do të jetë subjekt i një ligji të ri që për herë të parë do të lejojë përdoruesit të shkarkojnë aplikacionet në pajisjet e tyre pa pasur nevojë të kalojnë përmes App Store.

Apple ka kundërshtuar vazhdimisht diçka të tillë duke thënë se përdoruesit e iPhone mund të ekspozohen ndaj rreziqeve të sigurisë me të cilat përballet Android që e lejon një praktikë të tillë.

Sipas një raporti të fundit nga The Wall Street Journal, Apple synon të aplikojë tarifa të reja për aplikacionet e shkarkuara jashtë App Store në BE.

Me fjalë të tjera mund të përpiqet të vendosë komisione për blerjet brenda aplikacioneve edhe në këto të fundit zbulohen dhe instalohen nga uebsajte të tjera.

Edhe pse ligji aplikohet vetëm për tregjet Europiane, kompani të tjera kanë elaboruar ide të ndryshme për të përfituar nga hapja e iOS. Microsoft ka konsideruar lançimin e një dyqani aplikacionesh për lojërat mobile në iOS.