Apple në bisedime me OpenAI për ndërtimin e një chatboti për iPhone

Raportohet se Apple në bisedime edhe me rivalin tjetër Google për të licencuar përdorimin e modelit Gemini për iOS 18.

Apple është rikthyer në bisedime me OpenAI, krijuesin e ChatGPT, për të ndërtuar disa funksionalitete AI në iOS 18 sipas një raporti të Bloomberg.

Apple është gjithashtu duke ndërtuar modelet e saj AI për disa funksionalitetet të iOS 18, po bisedimet me OpenAI janë të përqendruara rreth një chatboti shkruante gazetari Mark Gurman i Bloomberg.

Raportohet se Apple në bisedime edhe me rivalin tjetër Google për të licencuar përdorimin e modelit Gemini për iOS 18. Bloomberg thotë se bisedimet vazhdojnë dhe situata mund të anojë në çdo moment nga njëri prej rivalëve duke qenë se Apple nuk ka vendosur ende cilën teknologji të përdorë.

Por sipas Gurman, mundet që Apple të përfundojë duke përdorur teknologjitë e të dy kompanive.

Deri më sot Apple ka qëndruar në heshtje me përpjekjet e saj AI edhe pse Silicon Valley është përfshirë i gjithi në një garë të ethshme për inteligjencën artificiale.