Apple prezantoi iOS 18 me funksionalitete të cilat përdoruesit Android i kanë shijuar prej vitesh

Së pari dhe mbase ndryshimi më dramatik është ekrani Home i cili ofron më të fund një vendosje më fleksibël të ikonave. Në modalitetin Dark Moe, ikonat kanë një ton më të errët për të mos lodhur sytë e përdoruesve.

Apple prezantoi ditën e djeshme përditësim e radhës madhor të sistemit operativ të iPhone: iOS 18. Në konferencën WWDC, zëvendës presidenti i softuerit Craig Federighi demonstroi disa përmirësime që po vinë në aplikacionet e Apple dhe vetë sistemin operativ.

Së pari dhe mbase ndryshimi më dramatik është ekrani Home i cili ofron më të fund një vendosje më fleksibël të ikonave. Në modalitetin Dark Moe, ikonat kanë një ton më të errët për të mos lodhur sytë e përdoruesve.

Një motor i ri teme mundëson zgjedhjen e një ngjyre të caktuar për aplikacionet duke ofruar një personalizim më të thellë.

Control Center është avancuar më tutje. Përdoruesit mund të përdorin gjestet e tërheqjes për të kaluar nga një faqe tek tjetra. Aplikacionet e palëve të treta mundësojnë zëvendësimin e ikonave të kamerës dhe flashlight në ekranin e kyçjes me çfarë do opsioni që gjendet në Control Center.

iOS 18 gjithashtu rrit privatësinë ku kërkuar verifikim për çdo aplikacion të zgjidhni, ose ti fshihni plotësisht ato deri në momentin që telefoni sigurohet se jeni ju përdoruesi.

Aplikacioni i Messages ka më tepër shprehi: tani mund të përdorin çdo emoji në përgjigjet “Tapback.” Apple ka vendosur të zgjerojë edhe komunikimin satelitor i cili aplikohet tani edhe për mesazhet.

Mbi të gjitha Apple ka konfirmuar mbështetjen për RCS në Messages në iOS 18. Përmirësime janë bërë edhe në aplikacionin e integruar Mail me kategorizim më të mirë. Në rastet kur jeni më të përqendruar tek gaming, një Game Mode në iOS 18 minimizon aktivitetin në sfond për të siguruar perfomancën më të lartë të mundshme.

Në aplikacionin Photos Apple premton rimodelimin më të madh me iOS 18 ndërsa kompania konkurron me Google Photos në Android. Mbi të gjitha, aplikacioni tani është i optimizuar për të menaxhuar libraritë në rritje të cilat ne i kemi akumuluar përgjatë viteve. Aplikacioni përmban renditjen sipas fytyrës ose opsionin për të ngjitur koleksionet në krye për qasje të shpejtë.