Arabia Saudite do të ofron vaksinën anti Covid falas nëpër barnatore

Arabia Saudite do të sigurojë vaksinat e koronavirusit falas në të gjithë farmacitë e mbretërisë, tha për Al-Arabiya ministri i shëndetësisë Dr. Tawfik Al-Rabiah.

Kjo fushatë vjen si pjesë e përpjekjeve për të zgjeruar fushatën e imunizimit dhe për të lehtësuar kryerjen vaksinimit.

Më shumë se 100 vende vaksinimi janë hapur rreth vendit që prej fillimit të fushatës së vaksinimit më 17 Dhjetor. Janë hapur qendra me shërbim të shpejtë vaksinimi në Riad, Mekke, Medine dhe Abha.

Autoritetet përgjegjëse në vend janë duke punuar në vlerësimin e një numri vaksinash në mënyrë që të zgjerojnë procesin e vaksinimit në pjesë të ndryshme të mbretërisë.

Në një vendim të mëhershëm Arabia Saudite njoftoi se këtë vit, vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) është kushti kryesor për haxh. /Mesazhi.com