Arabia Saudite ia mbyllë dyert Al Jazeeras, kjo e fundit revoltohet

Shtëpia mediale e Katarit, Al Jazeera ka dënuar mbylljen e detyruar të zyrës së saj në qytetin Taiz, në jug të Jemenit, dhe kërkoi nga pushteti që të ndryshojnë këtë vendim, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët urdhëruan mbylljen e zyrës dhe nuk sqaruan arsyet e mbylljes ndërsa shtëpia mediale këtë akt e konsideron si të pajustifikuar.

U bënë thirrje autoriteteve të shfuqizojnë këtë vendim dhe të lejojnë gazetarët në mënyrë objektive dhe profesionale të ushtrojnë detyrën e tyre pa kurrfarë kufizimi ose shqetësimi.

Nga Këshill për Siguri të Taizit theksojnë se të martën në takim të jashtëzakonshëm shqyrtuan ndikimin negativ të disa shtëpive mediale.

Ata theksuan se në mesin e shtëpive mediale gjendet edhe Al Jazeera. Sipas tyre, zyra e Al Jazeera-s është mbyllur për shkak të emetimeve që negativisht kanë ndikuar në luftën kombëtare dhe legjitime të ushtrisë kundër Husive, që ka për qëllim kthimin e legjitimitetit në këtë vend.

Jemeni gjendet në një krizë të thellë politike dhe të sigurisë e cila nga fundi i vitit 2014 eskaloi në luftë civile kur rebelët e kryesuar nga lëvizja shiite Husi dhe Kongresi, morën kryeqytetin jemenas Sana, e më pas edhe rajonet tjera.

Konflikti në Jemen në mënyrë shtesë eskaloi në mars të vitit 2015 kur Arabia Saudite me aleatët e saj arabë filloi sulmet ajrore mbi pozicione të rebelëve.