Arabia Saudite intercepton një raketë balistike nga Jemeni

Sipas koalicionit të udhëhequr saudit, mbrotja ajrore e Arabisë Saudite ka interceptuar një raketë balistike të shkrepur nga rebelët Huthi nga Jemeni i shkatërruar nga lufta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raketat u shkrepën nga provinca veriore Saada në Jemen në drejtim të provincës jugore Jizan në Arabinë Saudite, njoftoi agjencia saudite e lajmeve SPA duke cituar një zëdhënës të koalicionit.

Televizioni pro rebelëve Huthi Al-Masira konfirmoi se një raketë ishte shkrepur në drejtim të aeroportit të Jizanit në jug të Arabisë Saudite.

Nuk ka raporte për viktima eventuale.

Sulmi i sotëm me raketa ishte i treti nga rebelët Huthi që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili filloi javën e kaluar.

Jemeni është shkatërruar nga konflikti që nga viti 2014, kur grupi shiit Huthi pushtoi një pjesë të madhe të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015 kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj sunitë-arabë nisën një fushatë të gjerë ushtarake që synonte të rikthejë rajonet e pushtuara nga Huthit në Jemen.