Arabia Saudite sulmohet nga hakerët e avansuar

Arabia Saudite është bërë objekt i një sulmi informatik “të avancuar” që futet te kompjuterat me anë të teknikës phishing, ndryshe e e njohur si teknika e peshkimit të të dhënave, njoftoi Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC).

“NCSC detektoi një kërcënim të ri të avancuar të vazhdueshëm që shënjestroi Arabinë Saudite”, pohoi në një deklaratë agjencia, që nuk saktëson burimin e sulmit dhe as subjektet e shënjestruara.

Sulmi lidhet me përdorimin e pajisjes Powershell. Arabia Saudite është shënjestër e sulmeve të vazhdueshme informatike.

I shfaqur në 2012, virusi Shamoon kishte shënjestruar Arabinë Saudite dhe më konkretisht sektorin e energjisë, jetik për vendin. Një fushatë e re shënjestroi në fund të 2016 sektorët publikë dhe financiarë saudit.

Zyrtarë të shërbimeve sekrete amerikane njoftuan në atë kohë se dyshonin për një lidhje të mundshme me Iranin. /ATSH-AFP/