Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar dronin e nisur drejt Mekës

Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar dronin e nisur drejt Mekës

Arabia Saudite njoftoi se mbrojtja ajrore ka interceptuar dhe shkatërruar një dron të nisur nga rebelët Huthi në drejtim të Mekës, qytetit ku ndodhet vendi më i shenjtë i Islamit.

Zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, Turki al-Maliki, tha se droni u interceptua para se të hynte në hapësirën ajrore të Mekës.

Ngjarja shënon një përshkallëzim të ri të tensioneve në rajon dhe ngre shqetësime për sigurinë e qytetit të shenjtë. /mesazhi