Arabia Saudite vlerëson njohjen e shtetit palestinez nga disa vende evropiane

Arabia Saudite ka vlerësuar vendimin e Irlandës, Norvegjisë dhe Spanjës për të njohur shtetin palestinez dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite “mirëpret vendimin pozitiv të marrë nga Mbretëria e Norvegjisë, Mbretëria e Spanjës dhe Republika e Irlandës për të njohur shtetin motër të Palestinës”, sipas një deklarate të postuar në X. /mesazhi