Arbërie Nagavci, Memli Krasniqi e Kujtim Shala nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur tre nënkryetarët e saj.

Me 104 vota për një kundër dhe tri apstenime janë zgjedhur tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetare e parë e Kuvendit është zgjedhur Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton lajmi.net.

Ndërkohë, Kryetar i Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.