Arrestohet djali i ish-ministrit, Ethem Çekut

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë djalin e dekanit të Fakultetit të Edukimit Ethem Çeku, Ard Çekun, pasi gjatë një kontrolli në veturën e tij është gjetur një pistoletë me katër fishekë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana”, në Prishtinë, dhe kjo është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësja e rajonit të Prishtinës në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti. Nga Policia po ashtu kanë bërë me dije se pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.