Ballina Lajmet Kosovë Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në Suharekë

Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e tretë, i cili dyshohet se ishte përfshirë në grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë.

Prokurorja e rastit, Erheve Gashi tha shkurtimisht për teve1.info se i dyshuari i tretë tashmë është arrestuar.

“Po është arrestuar edhe personi i tretë”, tha ajo.

Ndërkaq, të shtunën, nën pranga u arrestuan edhe dy persona tjerë, që po ashtu dyshohet se u përfshin në grabitjen e armatosur.