Ballina Lajmet Kosovë Era e fortë shkakton dëme në Prishtinë

Era e fortë shkakton dëme në Prishtinë

Era e fortë që ka përfshirë Prishtinën ka shkaktuar dëme në disa pjesë të qytetit.

Indeksonline ka siguruar pamje nga rruga ”Muharrem Fejza” në Prishtinë ku shihet një veturë e dëmtuar nga rënia e një lisi.

Dëme nga era janë raportuar edhe në lagjen Mati dhe Ulpiana. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me situatën. Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar.