Ballina Lajmet Kosovë Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit...

Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit.

Arrestimi ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë.

Poashtu është janë sekuestruar -tri shtëpiza kompjuteri, – dy monitorë – një skaner etj.

Personi i arrestuar F.M (mashkull) me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.