Arrestohet oficeri që planifikonte vrasjen e Erdoganit

Një oficer ushtarak turk i cili ishte arratisur pas grusht shtetit, është arrestuar në periferi të Antalias.

Njësia kundër-terroriste e Departamentit të Policisë në Antalia bastisi një shtëpi në lagjen Muratpasa në mëngjes dhe arrestoi kolonelin Ozçan Karacan.

Karacan kishte ndryshuar pamjen e tij duke rritur flokët dhe duke lëshuar mjekër.

Oficeri ishte nën kërkim nga autoritetet edhe për përpjekje për vrasjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në natën e 15 korrikut 2016.

Presidenti, i cili ishte duke pushuar në provincën juglindore të Mugla në natën e grushtit të shtetit, ishte nisur për në Stamboll pasi u alarmua rreth përpjekjes dhe u arratis nga një sulm i armatosur në hotelin ku po qëndronte në Marmaris. Hoteli u bombardua 15 minuta pasi u largua. /MESAZHI/