Arrestohet personi i dyshuar, i cili dyshohet për zjarrvënie

Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara nga zjarret, Policia e Kosovës është angazhuar intensivisht në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe ndaj atyre personave që shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta, sot patrullat policore kanë arrestuar si të dyshuar një person, të cilit me urdhër të prokurorit i është iniciuar rasti si zjarrvënie, mbi dyshimin e bazuar
për një zjarrvënie afër varrezave në fshatin Babimovc të Obiliqit.

Policia e Kosovës vazhdon të ju bëjë apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mos i djegin hapësirat fushore hamulloret, në të kundërtën Policia e Kosovës do të jetë e pa kompromis ndaj zjarrvënieve të qëllimshme apo nga neglizhenca.