Arrestohet pronari i firmës së ujit që shkaktoi aksidentin në Gjilan

Lidhur me aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Gjilan të enjten, është arrestuar i dyshuari, pronar i firmës së cilës i përkiste kamioni i përfshirë në aksident.

Ai arrestohet me dyshimin se automjetit transportues nuk i ka punuar sistemi i frenimit dhe i njëjti nuk është i regjistruar dhe nuk posedon në kontroll teknike, raporton lajmi.net.

“Rr. “Idriz Seferi”, Sheshi “Rexhep Mala, Nuhi Berisha”,  Gjilan 07.03.2019-14:00. Lidhur me aksidentin e ndodhur në datën dhe kohën e lartë shënuar është arrestuar i dyshuari  mashkull K/Shqiptar,  pronar i  firmës  së cilës i përkiste kamioni i përfshirë në aksident,  me  dyshimin se automjetit  transportues  nuk i ka punuar sistemi i frenimit dhe i njëjti nuk është i regjistruar dhe nuk posedon kontroll teknike. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton policia.

I dyshuari pas interivistimit me vendim të Prokurori, dërgohet në qendrën e mbajtjes.