Arrestohet shqiptari që rrahu serbin në Graçanicë

Një shqiptar është arrestuar sot, pasi ka rrahur një serb në fshatin Lapnasellë të Graçanicë.

Polica e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shqiptar që kishte sulmuar fizikisht një qytetar tjetër serb.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Mesazhi/