Arrihet marrëveshja për armëpushim në Siri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë të ditur se nën e garancinë e Turqisë dhe Rusisë, në Siri është arritur marrëveshja për armëpushim, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin përmes një deklarate ka njoftuar se Turqia dhe Rusia do të jenë vendet garantuese të armëpushimit në Siri që do të fillojë sonte në mesnatë.

Presidenti rus po ashtu ka theksuar se pas armëpushimit do të pasojnë bisedimet për paqe që do të zhvillohen në Kazakistan, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të regjimit, opozitarëve në Siri dhe palëve siriane.

Ndërkaq, Putin nuk ka dhënë datë në lidhje me bisedimet që do të mbahen në Kazakistan.