Arrijnë në Kosovë edhe mbi 106 mijë vaksina anti-COVID të Pfizer

Edhe mbi 106 mijë vaksina të Pfizer kanë arritur në Kosovë në kuadër të kontratës që është arritur nga qeveria e Kosovës me këtë kompani.

Këtë e ka bëRë të ditur vet ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ky i fundit ka thënë se ditëve në vijim pritet edhe ardhja e kontigjenteve tjera.

Postimi i plotë:

Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e sukseshme me pandeminë.