Arrijnë në Kosovë nga Kizhevaku eshtrat e viktimave të masakrës së Rezallës

Tashmë kanë arritur në Kosovë, arkivolet e viktimave të masakrës së Rezallës.

Eshtrat e tyre u zhvarrosën nga varrezat masive në Kizhevak të Serbisë, përcjell Klan Kosova.

Aty është parë i pranishëm kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti, Sami Lushtaku dhe kryetari aktual i Skënderajt, Bekim Jashari.

Për homazhe para arkivoleve është paraparë të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.