Arrin në portin e Durrësit superjahti i miliarderit kinez, furnizohet me 600 mijë litra naftë

Është ankoruar në portin e Durrësit “MY GOLDEN ODYSSEY”, superjahti gjerman, ndër të rrallët e llojit të tij.

Me një gjatësi prej afro 124 metrash, jahti luksoz u ankorua të mërkurën për t’u furnizuar me 600 000 litra naftë. Furnizim i cili i sjell arkës së shtetit 240 000 USD, ose 22,736,472 lekë.

Superjahti i përket një pronari miliarder kinez.