Arroganca dhe dhuna…, janë zëra të plagëve që s’janë SHËRUAR!

Udhëheqësit që janë autoritarë dhe agresivë, në shumë raste, nuk janë të sigurt në vete. Përpiqen ta fshehin dobësinë e tyre duke dominuar të tjerët.

Arroganca dhe dhuna e tyre, janë maskë e frikës dhe pasigurisë që kanë.

Fëmijët të cilët janë abuzuar, poshtëruar, injoruar, etj. shpesh zhvillojnë mekanizma ‘mbrojtës’, për ta kompensuar ndjenjën e pafuqisë që kanë përjetuar.

Kur arrijnë në pozita pushteti, përdorin autoritetin si mjet për kontroll. Në shkencë ky fenomen quhet, cikli i abuzimit.

Jo çdo fëmijë i abuzuar apo injoruar bëhet arrogant apo i dhunshëm. Disa prej tyre zhvillojnë empatinë (dhembshurinë për të tjerët) apo inteligjencën emocionale sepse e kuptojnë shumë mirë se çka është dhimbja.

Por këtë shkallë e arrijnë vetëm ata të cilët janë të vetëdijshëm dhe tejet të ndërgjegjshëm

A e ke fuqinë për t’u përballur dhe shëruar nga plagët emocionale?

Thuaj: Po e kam… dhe fillo menjëherë sot ta njohësh dhe shërosh veten

Vehbi Zeqiri