Arsenali ka bërë një gabim të madh, i cili mund ti kustoj me humjen e titullit të Premierligës.
”Topçinjët” në ndeshjen e javës së 32-të, pësuan humbje nga Bounemouth, para tifozëve vendas në ”Emirates Stadium”, me rezultat 2-1.
Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi, me golin e Eli Junior Kroupi, në minutën e 17-të.
Viktor Gyokeres barazoi shifrat, pasi u tregua i sakt nga pika e bardhë, në minutën e 35-të.
Golin për fitoren e Bournemouth e shënoi Alex Scott, në minutën e 74-të.
Arsenali përkundër humbjes, vazhdon të jetë lider i tabelës, me 70 pikë, nëntë më shumë se Manchester City, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Në anën tjetër, Bournemouth shkon në kuotën e 45 pikëve, dhe renditet e nënta në tabelë.








