
Dhjetëra artistë dhe figura kulturore belge kanë kritikuar vendimin e transmetuesit publik të Belgjikës për të marrë pjesë në Eurovision 2026, në të njëjtin edicion ku merr pjesë edhe Izraeli.
Në një letër të përbashkët, ata argumentojnë se pjesëmarrja e Izraelit bie ndesh me detyrimet etike të transmetuesve publikë, duke theksuar se Eurovisioni nuk duhet të injorojë shkeljet e të drejtave të njeriut.
Artistët u bëjnë thirrje institucioneve mediatike të veprojnë me përgjegjësi morale dhe të rishqyrtojnë rolin e tyre në ngjarje ndërkombëtare kulturore, duke kërkuar që standardet etike të jenë po aq të rëndësishme sa ato artistike. /mesazhi







