Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është raportuar për asnjë vdekje nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 35 raste të reja të infektimit.
“Nga 2.193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412. Në total numri i rasteve aktive është 1.051”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës.
Deri më sot 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.