Aston Martin Bulldog duket futuristik pavarësisht se 43 vite më parë u prodhua

Po të mos ishte DeLorean DMC-12, Marty McFly dhe Emmet Brown sigurisht do të vozisnin veturën Aston Martin Bulldog në filmat “Back to the Future”.

Ekspozita e përvitshme Concorso d’Eleganza Villa d’Este, gjithmonë ofron vetura të bukura klasike dhe moderne – por Aston Martin Bulldog tejkalon çdo kufi.

I prodhuar 43 vite më parë, por që ka një koncept pothuajse aktual. E pasi që është restauruar plotësisht, kjo veturë unike ka shkëlqyer në ngjarjen e sivjetme.

Dyert masive tërheqin më së shumti vëmendjen, ndërsa vetura mori çmimin Coppa d’Oro.

Bulldog është restauruar nga kompania britanike Classic Motor Cars, kurse i përket koleksionuesit Philip Sarofim.

U prodhua në vitin 1979, dhe e vë në lëvizje motori 5.3 litërsh V8 që prodhon 600 kuaj-fuqi.

Asokohe ishte një prej veturave më të shpejta serike në botë.