Atletico Madrid triumfon ndaj Man Unitedit, shkon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Atletico Madrid ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Manchester United, për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1:1, “Los Rijoblancos” triumfuan me rezultat 0:1 në ndeshjen e dytë, që të kualifikohen në çerekfinale, shkruan lajmi.net.

Man United e nisi furishëm këtë takim, duke tentuar nga minutat e parë, por nuk i finalizuan aksionet.

Kur nuk pritej, Atletico doli në skenë dhe shënoi përmes Joao Felix, mirëpo pas rishikimit të VAR-it, u anulua për pozitë jashtë loje.

Nga një tjetër kundëraksion, Griezmann asistoi për Renan Lodin që shënoi me kokë për t’i dhënë epërsinë Atleticos (41′).

Tutje, Man United prvoi disa herë përmes Bruno Fernandes, Anthony Elanga, Cristiano Ronaldo dhe Raphael Varane, por që Oblak ishte i mahnitshëm duke bërë disa super pritje.

Kështu, Atletico eliminon Manchester Unitedin dhe kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kundërshtarin do ta mësojë këtë të premte pas hedhjes së shortit.