Austri – Arrestohet një bandë e trafikimit të qenieve njerëzore

Gerhard Karner

Mbi 200 anëtarë të dyshuar të një rrjeti të trafikimit të qenieve njerëzore janë arrestuar në pesë vende evropiane, njoftoi të enjten ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner.

“Autoritetet në Austri, Hungari, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Rumani arrestuan gjithsej 205 anëtarë të bandës së krimit të organizuar, e cila ishte e specializuar në kontrabandimin e refugjatëve sirianë në Gjermani, Francë, Belgjikë dhe Holandë”, tha ai.

Mbi 36 100 persona besohet se janë trafikuar përtej kufijve që nga fillimi i vitit të kaluar, ku Vjena ka shërbyer si qendër për operacionin.

Banda mendohet të ketë marrë më shumë se 152 milionë euro (158 milionë dollarë). Një rumun 28-vjeçar, udhëheqësi i dyshuar, u arrestua në atë vend, më 4 maj. /atsh