Automjetet ushtarake amerikane marrin flakë pas një aksidenti në autostradën gjermane – VIDEO

Disa automjete ushtarake amerikane kanë marrë flakë në një autostradë në Gjermani pasi një kamion u përplas me autokolonën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia gjermane njoftoi se automjetet ushtarake amerikane ishin në korsinë anësore të autostradës A3 në shtetin Bavaria kur kamioni i goditi nga pas.

Një video e marrë pas aksidentit tregoi se automjetet morën flakë duke lëshuar tym të madh në qiell.

Sipas mediave lokale, shoferi i kamionit besohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe tetë ushtarë amerikanë u dërguan në një spital aty pranë për shkak të thithjes së tymit.

Autokolona ushtarake amerikane ishte drejtuar për në bazën ushtarake të Komandës së Trajnimit të shtatë të Ushtrisë Grafenwoehr. /aa