Automjeti tokësor pa shofer i Turqisë i gatshëm për detyrë

Forcave turke të sigurisë i është shtuar automjeti tokësor pa shofer në kuadër të mjeteve të sigurisë pa drejtues, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes kanë vazhduar të prezantojnë produkte të reja në përdorim të forcave të sigurisë, duke rritur po ashtu aftësitë e produkteve ekzistuese.

Bëhet fjalë për Plaftformën Gjuajtëse me Komandim nga Larg (UKAP), e zhvilluar nga kompania Katmerciler dhe e pajisur me sistemin e armatimit nga ASELSAN.

UKAP është sjellë në gjendje të gatshme për përdorim pas testimeve të suksesshme të gjuajtjeve në lëvizje.

UKAP i është nënshtruar testeve të vështira në terren, ndërsa performanca e tij e lëvizjes dhe gjuajtjes janë zhvilluar sipas kërkesave dhe rekomandimeve të forcave tokësore, policisë dhe xhandarmërisë turke.

Si rezultat i punimeve, automjeti i parë tokësor pa shofer ka arritur në gjendje për të kryer detyrë operacionale.

Automjeti tokësor UKAP përbëhet nga platforma kryesore e zhvilluar nga Katmerciler dhe Sistemi i Armatosur i Stabilizuar i Komanduar nga Larg SARP.

Ky mjet mund të vihet në funksion në luftime, ndërkohë që me tiparet që posedon, do të kontribuojë në ruajtjen maksimale të sigurisë së përsonelit në stacione dhe operacione brenda dhe jashtë qyteteve.

Ndërkohë, janë duke vazhduar punimet për versione më të zhvilluara dhe më të mençura të platformës nën mbikëqyrjen e Sekretariatit të Industrisë së Mbrotjes, i cili është koordinues i projektit.

Më herët, Sekretari i Industrusë së Mbrojtjes, Ismail Demir, ka deklaruar se mbi 20 platforma do t’u dorëzohen Forcave të Armatosura të Turqisë.

Kompania Katmerciler ka nisur aktivitetet për bashkëpunim dhe promovimin e UKAP-it në tregjet ndërkombëtare.

Katmerciler do të jetë pjesëmarrëse në Panairin e famshëm Ndërkombëtar të Mbrojtjes dhe Sigurisë (Eurosatory) që do të mbahet në Paris në periudhën 11-15 qershor, ku UKAP do të prezantohet para vizitorëve.

Platforma më herët është ekspozuar edhe në Panairin e Shërbimeve të Mbrojtjes në Azi që është mbajtur në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur.