Autoritetet Amerikane vihen pas personave të famshëm për promovimin e paligjshëm të kriptove

Të gjithë figurat e njohura, me përjashtim të Soulja Boy dhe muzikantit Austin Mahone, kanë rënë dakord të paguajnë një shumë të përbashkët prej 400 mijë dollarë në mënyrë që SEC të tërheqë akuzat.

Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë(SEC) në Shtetet e Bashkuara goditi bizneset e sipërmarrësit kripto Justin Sun duke e akuzuar për shitjet të tokenëve të paregjistruar Tronix dhe BitTorrent.

Nëse këto tokenë mund tu duken të njohur, është se janë promovuar në median sociale nga disa personalitete të njohura të cilët gjithashtu akuzohen nga agjencia.

Sipas SEC, 8 persona të famshëm përfshirë Lindsay Lohan, Jake Paul, Soulja Boy, Ne-Yo dhe Akon, kanë promovuar në mënyrë të paligjshme tokenët online pa treguar se janë paguar për këtë gjë.

Sun ka paguar njerëz të famshëm me miliona ndjekës për të promovuar këto tokenë të paregjistruar por pa zbuluar kompensimin që ju është dhënë.

Të gjithë figurat e njohura, me përjashtim të Soulja Boy dhe muzikantit Austin Mahone, kanë rënë dakord të paguajnë një shumë të përbashkët prej 400 mijë dollarë në mënyrë që SEC të tërheqë akuzat.

Nuk është hera e parë që SEC vihet pas personave të famshëm. Më herët kishte akuzuar Kim Kardashian dhe Paul Pierce për postimin e tokenëve EthereumMax pa zbuluar sesa janë paguar për promocionin.

Kardashian pagoi 1.26 milionë dollarë për të hequr akuzat ndera Pierce 1.4 milionë dollarë. /PCWorld Albanian