Avramopulus jep lajmin historik: Kosova i ka përmbushur kriteret për heqjen e vizave

Komisioneri për Fqinjësi të Mirë, Dimitris Avramopolus ka konfirmuar në një konferencë për media se Kosova ka marrë rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave.

Së bashku me presidentin Thaçi, komisionier Avramopolus theksoi se kjo nuk ishte aspak e lehtë, por që uroi Kosovën për shumë punë që ka bërë në këtë rrugë.“Qytearët e Kosovës do të marrin liberalizimin e vizave. Nuk ishte e lehtë. Falënderoj Thaçin dhe qeverinë për punën e bërë. Demarkacioni ka qenë hap i madh për lëvizjen e lirë, kjo marrëveshje është faktori kryesor në raportet e mira fqinjësore. Dua ta përgëzoj Kosovën. Ka marrë hapa të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit. Të gjitha përpjekjet që ka bërë Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”, ka thënë Avramopolus.Ai ka bërë të ditur edhe për hapat tjerë deri kur Kosova ta marrë përfundimisht lëvizjen pa viza.“Tani është punë e Parlamentit Evropian dhe Kshillit Evropian, që ta bëjnë heqjen e vizave në mënyrë sa më të shpejtë. Duhet të vazhdojë punën edhe më shumë në reforma. Duhet të ketë vazhdimësi. Kosova ka demonstruar dhe jam i sigurt se do të vazhdojë angazhimin në luftën kundër emigrimit ilegal”, deklaroi komisionier për Fqinjësi të Mirë.“Liberalizimi vjen me obligime dhe është e rëndësishme që në autoritet në Kosovë tu tregojnë qytetarëve, që tu tregojnë për abuzimin me lëvizjen e lire dhe të mos ketë megrim”, përfundoi Dimitris Avramopulos.