Azerbajxhani konfirmon 12 miliardë metra kub gaz për BE në 2023

Azerbajxhani ka konfirmuar dërgimin e rreth 12 miliardë metra kub gaz në BE këtë vit, pas një marrëveshjeje të nënshkruar verën e kaluar.

“Azerbajxhani do të eksportojë një total prej 24 miliardë metra kub gaz në vitin 2023, ku gjysma e tij do të dërgohet në Evropë”, deklaroi të martën presidenti Ilham Aliyev.

Deri më tani, ne terma vjetore, janë dorëzuar rreth 8.1 miliardë metra kub gaz.

Korrikun e kaluar, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Aliyev nënshkruan deklaratën e qëllimit, në mënyrë që BE-ja të hiqte dore nga varësia e saj nga gazi rus, në kuadër të pushtimit të Ukrainës.

Duke filluar nga viti 2027, do të transportohen të paktën 20 miliardë metra kub çdo vit.

Megjithatë, në funksion të udhëheqjes politike autoritare të Azerbajxhanit dhe sulmeve ndaj Armenisë fqinje vjeshtën e kaluar, ndër të tjera, pati edhe kritika pas marrëveshjes.

Sipas Aliyev, Azerbajxhani eksportoi gjithsej 22 miliardë metra kub gaz jashtë vendit vitin e kaluar. Në të njëjtën kohë, vendi i tij importoi 200-300 milion metra kub nga kompania shtetërore ruse “Gazprom” për nevojat e veta. /atsh