Babai vret djalin me çekiç

Një 50-vjeçar ka humbur jetën në Korçë mbrëmjen e së premtes, pasi është goditur me çekiç në kokë nga i ati.

Ngjarja u raportua një ditë më parë si vdekje aksidentale, pasi dyshohej se 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi, nga fshati Zvezdë ishte rrëzuar në banesën e tij teksa ishte në gjendje të dehur, sipas deklarimeve të familjarëve.

Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babanë Shefki Bylykbashi Sh. B., 77 vjeç, të cilin ka dashur ta hedhë në pusin e ujit në oborr.

Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. B., 77 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.