Babi pse nuk luan më me mua?

Hyri djaloshi në zyrën e babait të tij, i cili ishte i stërngarkuar me projektet e biznesit të tij, sa që nuk kishte kohë të ulej në shtëpi e as ta shihte djalin e tij të vetëm.
Djaloshi: babi pse nuk luan më me mua? Je hidhëruar gjë? as nuk më përqafon para gjumit dhe nuk e mbaj mend kur më ke treguar ndonjë tregim, vërtet më ka marr malli ti dëgjoj tregimet e tua të bukura dhe të luaj me ty!
Babai: o çuni babit, nuk kam kohë më për lojëra e tregime, kam shumë punë dhe koha ime është e shtrenjtë.
Fëmija: të lutem babi ma kushto mua vetëm një orë prej kohës tënde. Jam përmallu shumë për ty babi, të lutem.
Babai: o djali babit unë lodhem dhe punoj për ju, dhe kohën të cilën po donë që ta kaloj me ty mund ti fitoj jo më pak se 100 euro, andaj nuk kam kohë të merrem me ty, shko luaj me mamin tani, e mos më dekoncetro më shumë!
Kaluan ditë e muaj dhe babait i rritej edhe më shumë biznesi sa që skishte kohë edhe frymë të mirrte.
Një ditë djaloshi e gjeti derën e zyrës të hapur dhe hyn te babai i tij.
Fëmija: babi të lutem a mi jep 5 euro, se më duhen urgjent!
Babai: ç’të duhen 5 euro?
Unë ti jap për çdo ditë nga 2 euro..
Çfarë bën ti me to? Jo vetëm kaq po vje dhe më pengon në punën time!
Shporru prej zyrës, prej sot s’ke më asnjë cent.
Doli djaloshi kokulur prej zyrës së babait të tij, sytë iu mbushën me lot kurse babai filloi të ndjej keqardhje për sjelljen e tij dhe vendosi të shkoj në dhomën e birit të tij që ta gëzoj dhe t’ia dhuroj 5 euro.
Çuni babit – tha ai, më fal, ja pesë euro!
Djaloshi u gëzua aq shumë për këto pesë euro sikur për herë të parë të fitonte një shumë të tillë dhe vrapoi menjëherë drejt shtratit të tij e ngriti jastëkun dhe i mblodhi parat që i kishte nën të dhe filloi ti numëroj.
Babai mbeti i shtangur dhe e pyeti me nervozizëm: pse më kërkon para kur posedon gjithë këto?
Fëmija: babi i kam kursyer nga shpenzimet e mia dhe më kishin mbetur vetëm edhe pesë euro që të bëhen 100.
Tani babi të lutem merri këto 100 euro dhe ma kushto një orë nga koha jote.

Përkthim: dr. Rijad Imeri
Këshillë për ty prind i dashur, e di që gjithë kohën tënde e kalon duke u munduar të mbledhësh pasuri që ta bësh të lumtur familjen tënde, por dije se lumturia e familjes shpeshherë nuk varet nga pasuria që ua dhuron, aq sa varet nga koha që atyre ua kushton.