Babimoc, vdes një person pas plagëve të marra nga arma e zjarrit

Një person i moshës 35 vjeçare ka humbur jetën në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Akoma nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij, por Policia thotë se ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare me plagë të marra nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete, njofton Klan Kosova.

“Rreth orës 14:00, policia ka marrë informatën se: një person rreth 35 vjeç, me plagë nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete është pranuar në QKUK, Prishtinë”, ka thënë për klankosova.tv Florije Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Menjëherë njësitet policore kanë ndërmarrur veprimet e nevojshme operative e hetimore për të sqaruar dhe ndriçuar rrethanat e kësaj ngjarjeje”.

“Kësisoj nga informacionet e para që ka siguruar policia është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimoc – komuna e Obiliqit”.

“Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar deri në sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e personave që mund të jenë të implikuar në rast”.