Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bahreini thotë se mbrojtja ajrore ka interceptuar sulme iraniane

Bahreini thotë se mbrojtja ajrore ka interceptuar sulme iraniane

Ushtria e Bahreinit njoftoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë interceptuar disa sulme iraniane, një ditë pasi Gardat Revolucionare të Iranit deklaruan se kishin goditur një bazë në këtë shtet të Gjirit.

“Komanda e Përgjithshme konfirmoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të Forcave të Mbrojtjes së Bahreinit kanë interceptuar një numër sulmesh ajrore iraniane”, raportoi Agjencia e Lajmeve e Bahreinit.

Nuk u dhanë detaje të tjera rreth sulmeve apo objektivave të tyre. /mesazhi