Ballkani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-2.
Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët, të cilët pas vetëm tre minutash lojë gjetën golin e epërsisë.
Një gabim në mesfushë i Gjilanit, bëri që Giovanni Ribeiro të asistoj te Almir Kryeziu i cili realizoi gol të bukur për 0-1.
Përkundër se dy skuadrat krijuan disa raste të mira shënimi, në pjesën e parë gola më nuk pati dhe suharekasit shkuan në pushim me epërsi 0-1.
Edhe në pjesën e dytë ishin mysafirët që gjetën golin, ku krijuan një super aksion.
Almir Kryeziu asistoi bukur te Diene i cili nuk e pati të vështirë të shënonte për 0-2.
Gjilani u rikthye në lojë tetë minuta më vonë, kur Oltion Bilalli realizoi një gol fantastik nga distanca për 1-2.
Deri në fund më gola nuk pati dhe Ballkani arkëtoi tre pikë në Gjilan.
Me këtë fitore Ballkani vazhdon të jetë lider në tabelë me 36 pikë, tre më shumë se Prishtina në pozitën e dytë derisa Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë me 26 sosh.
Ndeshjen e radhës Gjilani luan në udhëtim te Dukagjini, teksa Ballkani para shikuesve të vet pret Malishevën.








