Ballkani nuk do të arrijë në BE edhe për 30 vjet

Në një intervistë për revistën serbe, NIN, zëvendës ndihmësi i Sekretit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka thënë se Ballkani Perëndimor është larg anëtarësimit në BE.

“Prioriteti numër një duhet të jetë zhvillimi ekonomik. Shumica e vendeve në rajon kanë rritur ekonominë në tre deri në katër për qind në vit, por edhe po të ketë zhvillim gjashtë për qind nuk do të arrihet mesatarja që duhet për BE. Kjo nuk do të arrihet në tre dekadat e ardhshme. Mos t’i mbyllim sytë ndaj korrupsionit të politikanëve të Ballkanit, edhe pse për zgjedhjen e tyre në pushtet qytetarët janë përgjegjës”, ka thënë Yee.

Karriera e diplomatit amerikan ndaj Ballkanit është e lidhur me dekada. Në radhë të parë ai kishte qenë pjesë e ngjarjes më të rëndësishme në rajon- më 1993 e cila u shoqëruar me Marrëveshjen e Dejtoni, në vitin 1999 ai u ul në zyrën e Javier Solanës për t’i ndihmuar shtetet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.

Në krizën politike që e kaploi Ballkanin muajt e kaluar (maj-qershor) Yee vizitojë Prishtinën ku bisedojë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe sipas medias në fjalë, ishte ndikimin i diplomatit amerikan që të hiqet nga rendi i ditës formimi i Ushtrisë së Kosovës.
Më pas, në maj ai vizitojë Maqedoninë, ku Gjorgje Ivanov nuk i ofronte mandatin Zoran Zaevit, më pas kjo punë u zgjidh dhe kriza atje përfundoi.
Në të njëjtin muaj, në Shqipërinë PD kërcënoi se nuk do të futej në zgjedhje, por pas vizitës së Yee të gjithë udhëheqësit politik ranë dakord që të shkojnë në votime.
Kur u pyet për bisedat e vazhdueshme me udhëheqësit e rajonit ai u përgjigj:
“Ne jemi këtu për të ofruar mbështetje, inkurajim, për të dhënë këshilla nëse është e nevojshme por herë pas herë thirremi për përgjegjësinë e partnerëve tanë. Kur ne apo partnerët tanë marrim një detyrim, ne besojmë se me njëri-tjetrin. Pra, njëri nga faktorët më të rëndësishëm në Ballkan është bashkëpunimi me SHBA-në dhe BE-në. Kudo që është SHBA-ja dhe BE-ja punojnë së bashku, në të njëjtin drejtim, zakonisht ka progres. Prandaj, unë mendoj se faktor kyç në mbarëvajtjen e vullnetit të liderëve politikë për të bërë atë që ata duhet të bëjnë, të pranojnë këshilla dhe ndihmën e komunitetit ndërkombëtar. Ne jemi duke u përpjekur së bashku me partnerët tanë të krijojmë qëllime të përbashkëta. Ndikim jonë në Ballkan është dëshirë e të gjithëve që vendet të bëhen më të qëndrueshme, së dyti, të jenë më të zhvilluara dhe së treti, të jenë të sigurta. Këto janë qëllime të ndërlidhura, pra, nëse këto vende i shohin si hapa të nevojshëm përparimin do ta kenë me të shpejtë…”.
Disa lëvizje të liderëve politikë në Ballkan, Yee i ka quajtur “çështje të diskutueshme”.