Banorët kapin krokodilin 4.3 metra të gjatë

Banorët në një fshat në Indonezi arritën të kapnin me anë të një litari një krokodil 4.3 metra të gjatë. Zvarraniku prej ditësh rrezikonte jetën e banorëve të zonës.

Në videon e momentit të kapjes së krokodilit mund të shihet teksa Usman, banor i zonës, së bashku me djalin e tij përdorin një litar të hollë rreth 3 metra të gjatë të vendosur në gojën e zvarranikut si një mënyrë për ta komanduar atë dhe më pas për ta kapur.

Sipas 53-veçarit, krokodili kishte të paktën 2 ditë që qëndronte rreth zonës Ambau Indah, në jug të provincës së Sulawesi dhe përbënte rrezik të madh për të gjithë.

“Duhet të veproja, ishte e nevojshme. Nëse në do ta linim të qetë, ai do të afrohej nëpër kanalet e ujit duke na rrezikuar dhe nuk do mund të shkonim në fushat e orizit.”

Krokodili i kapur kishte një gjatësi prej 4.3 metrash sipas agjencisë lokale të burimeve natyrore. Stafi u sigurua që të transportonte zvarranikun përsëri në habitatin e tij, ku nuk ka vende të populluara./tvklan