Njerëz të përzier nga raca dhe kombe të ndryshme, shumë prej tyre me gjene dhe pa gjene is’hakiane, por që i bashkon feja apo kultura judaike, vërshuan në fund të shekullit XIX dhe fillim e fund të shekullit XX, nga 150 shtete të botës, për të rikrijuar nga e para një shtet që kishte mijëra vjet që nuk ekzistonte. Këtë entitet politik e ngritën mbi tokën e indigjenëve që kishin qindra vjet që jetonin në të, duke i dëbuar, grabitur, luftuar dhe vrarë një pjesë të madhe të tyre.
OKB-ja vendosi ta ndante territorin në dy shtete, për të ardhurit dhe vendasit.
Vendasit reaguan dhe luftuan duke humbur disa luftëra, por kurrë nuk u dorëzuan. Tashmë, pushtuesit kanë aneksuar de fakto mbi 80% të të gjithë territorit dhe pjesën e mbetur e mbajnë nën pushtim.
Marrëdhënia mes banorëve vendas dhe pushtuesve është në luftë të përhershme, me uljet dhe ngritjet e saj. Ky është realiteti në pak fjalë.
Ata që kërkojnë të shfaqin barazi në trajtim, duke dënuar vendasit për rezistencën e tyre, krahas pushtuesve për tejkalimet e tyre, në fakt janë zullumqarë që mbajnë anën e padrejtësisë dhe pushtimit. Nuk mund të mbahet drejtësia duke vendosur shenjën e barazimit në gjykim mes kriminelit dhe viktimës, mes pushtuesit dhe të pushtuarve, mes indigjenëve autoktonë dhe kolonëve të ardhur.
Justinian Topulli








