Barca fillon merkaton që tani, sot nënshkruan me këtë futbollist

Carlos Amodeo , menaxher i përgjithshëm i Porto Alegre Gremio, Gabriel Vieira dhe avokati i tij janë tashmë në Barcelonë për të mbyllur detajet e fundit të transferimit të Arthur Melo me FC Barcelona.

21 vjeçari do t’i kushtojë Barcelonës 30 milionë euro dhe pritet të bashkohet me klubin spanjoll në janar të vitit të ardhshëm.

Arthur Melo është mesfushor brazilian, ku me klubin aktual ka zhvilluar 48 ndeshje duke shënuar dy gola.