Barcelona e nis me fitore vitin 2022

Barcelona e ka nisur me fitore vitin 2022, duke shënuar fitore me rezultat minimal 0 – 1 në udhëtim te Mallorca.

Katalunasit ishin më të mirë që nga minuta e parë, por rrugën drejt golit e gjetën vetëm një herë, shkruan lajmi.net.

Luuk de Jong rrezikoi dy herë nga fillimi i ndeshjes, por ishte i pafat duke goditur dy herë shtyllën, sidomos tek gjuajtja akrobatike.

Ndërkohë, holandezi arriti të shënoi me kokë pas një harkimi të Minguezas në fundin e pjesës së parë, që doli të jetë goli i fitores (44′).

Mallorca nga ana tjetër provoi disa herë përmes kundëraksioneve, mirëpo u mungoi finalizimi.

Me këtë fitore, Barcelona ngritët në pozitën e pestë me 31 pikë, derisa Mallorca renditët në vendin e 15-të me 20 sosh.