Barcelona fiton derbin me Atleticon, thellon distancën me mbretërit

Barcelona ka marrë një fitore të madhe ndaj Atletico Madridit me rezultat 3-1 në “Cam Nou”, duke treguar karakter dhe efikasitet pas një ndeshjeje të fortë dhe dramatike në javën e 14-të të La Ligës.

Atletico e nisi më mirë ndeshjen dhe në minutën e 19-të kaloi në epërsi me Alex Baena, i cili depërtoi mes mbrojtjes dhe goditi saktë në qendër të portës, duke mos i lënë shanse portierit Joan Garcia.

Pak momente më vonë, VAR verifikoi golin e Atleticos, por vendimi u konfirmua.

Barcelona reagoi fuqishëm dhe barazoi në minutën e 26-të me një veprim brilant individual të Raphinhas, i cili mashtroi portierin dhe e shtyu topin në rrjetë për 1-1.

Në minutën e 37-të, Robert Lewandowski humbi një penallt, duke dështuar ta përmbyste rezultatin.

Pjesa e parë u mbyll me këtë barazim 1-1.

Në minutën e 65-të, Barcelona realizoi golin e epërsisë me Dani Olmo, i cili shfrytëzoi një pasim perfekt dhe goditi me tokë në këndin e djathtë për 2-1.

Në kohën shtesë, Barcelona shënoi edhe një gol spektakolar të tretë. Ferran Torres, pas një pasimi të shkurtër nga Alejandro Balde, depërtoi brenda zonës dhe goditi pa mundësi për portierin, duke vulosur fitoren 3-1.

Barcelona merr një fitore të rëndësishme, duke mbetur lider me 37 pikë, ndërsa Atletico është e katërta me 31 pikë.