Barcelona përmbys Sevillën, kualifikohet në finale të Kupës së Mbretit

Barcelona ka arritur që të fitojë me rezultat të përgjithshëm 3-2 në ndeshjen e dytë gjysëmfinale ndaj Sevillas.

Ousmane Dembele ishte golashënuesi i parë në ndeshje, ku realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 13-të, shkruan lajmi.net.

Më pas, në përfundimin e pjesës së dytë Gerard Pique shënoi golin e dytë në ndeshje për të vazhduar takimin në kohë shtesë 90+4′.

Në vazhdime, Martin Braithwaite pasi ishte aktivizuar nga banka rezervë shënoi gol në minutën e 95-të për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.Theksojmë se Ocampus pati rastin më të mirë në ndeshje por dështoi ta konkretizoi penalltinë pasi Ter Stegen bëri një pritje spektatore.

Me këtë fitore, Barcelona tani është finalisti i parë i Copa del Rey, ndërsa nesër zhvillohet edhe gjysëmfinalja tjetër mes Levante dhe Athletic Bilbao.Finalja e Kupës së Mbretit do të zhvillohet pas një muaji, më 17 prill.